Friday, November 28, 2014
Thursday, November 27, 2014
Takohen Thaçi e Mustafa, ndajnë përgjegjësitë
8:30 AM
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin ku temë diskutimi ka qenë progresi i grupeve punuese lidhur me krijimin e Qeverisë.
Ja postimi i Mustafës në Facebook:
Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.
Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.
Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes.
Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.
Tuesday, November 25, 2014
Sunday, November 23, 2014
Foto të bukura nga maturantë të bukur!
6:03 AM
Foto të bukura nga maturantë të bukur!
Foto të bukura nga maturantë të bukur!
Foto të bukura nga maturantë të bukur!
Foto të bukura nga maturantë të bukur!
Marrëveshja PDK-LDK u arrit para tri javësh?!
5:49 AM
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi marrëveshjen për bashkëqeverisje e kishin arritur thuajse para tri javësh. Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Blic burime brenda Kryesisë së LDK-së.
Sipas këtyre burimeve vizita në Berlin dhe gjoja presioni ndërkombëtar për një koalicion ishin kamuflazh e parisë së LDK-së për t’u arsyetuar para liderëve të Bllokut dhe para anëtarësisë së LDK-së.
“Marrëveshja ndërmjet dy liderëve është arritur në Prishtinë, pak ditë para se Mustafa të udhëtoj për në Berlin. Vizita në Berlin ka qenë një kamuflazh për t’u arsyetuar me një far forme nga Blloku dhe për t’u arsyetuar para elektoratit të LDK-së”, ka thënë ky anëtarë i Kryesisë së LDK-së në kushte anonimiteti.
Sipas këtij anëtari të Kryesisë, të martën kur është mbajtur mbledhja e Kryesisë gjithçka ka qenë e përfunduar. “Madje, në mbledhje është thënë se LDK ka një ofertë të mirë nga PDK, ku do të marrë postin e kryeministrit dhe 50% të ministrive. Mirëpo, në fakt gjithçka ka qenë e kryer”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, për dallim nga informatat që i janë dhënë Kryesisë në mbledhje, Këshillit të Përgjithshëm të partisë nuk i është thënë asnjë fjalë për këtë ofertë, por u është kërkuar vetëm “viza” për bisedime me PDK-në.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një anëtar tjetër i Kryesisë, mirëpo ka preferuar që të mbetet anonim, për shkak të presionit që kanë nga partia në rast se flasin publikisht.
Marrëveshja PDK- LDK u zyrtarizua vetëm pak orë pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa mori leje nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë për negociata me partinë e Hashim Thaçit.
Gazeta ka kontaktuar disa anëtarë të Kryesisë së LDK-së, mirëpo nuk kanë qenë të gatshëm që të flasin në lidhje me arritjen e marrëveshjes PDK- LDK.
LDK edhe pse në vazhdimësi po thotë se Isa Mustafa do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi i ka thënë Gazetës Blic se nuk është diskutuar ende posti i kryeministrit. Megjithatë, Kuçi ka thënë se do të tejkalohen të gjitha paqartësitë ndërmjet koalicionit.
Hyrja e LDK-së në koalicion me PDK-në ka shkaktuar pakënaqësi të shumta. Pos që shumë anëtarë të LDK-së të rebeluar janë larguar nga partia, madje disa edhe duke iu bashkuar edhe Vetëvendosjes, pakënaqësi ka pasur edhe në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm. Të paktën pesë deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se ata nuk do të votojnë koalicionin me PDK, e ata janë: Vjosa Osmani, Alma Lama, Doruntinë Maloku, Adem Salihaj, Kujtim Shala.
Saturday, November 22, 2014
Friday, November 21, 2014
Po rritet numri i të pakënaqurve në LDK pas koalicionit me PDK-në!
10:27 AM
Pas koalicionit me PDK-në, disa nga anëtartë e LDK-së janë shumë të pakënaqur. Ata këtë pakënaqësi e shprehën në kësihillin e partisë, por gjithashtu nuk hezitojnë edhe ta bëjnë publike edhe për opinionin e gjerë. Vjosa Osmani duket se është më e zëshmja në këtë aspekt e cila e kundërshton këtë koalicion kategorikisht dhe pohon se nuk do të duhej të ekzistonte.
Thursday, November 20, 2014
Përçarje në kryesi, LDK nuk e ka të sigurt postin e kryeministrit?!
10:10 AM
Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa, pas arritjes së marrëveshjes me PDK-në ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë. Në këtë mbledhje jo të gjithë anëtarët e Kryesisë kanë qenë pro koalicionit me partinë e Hashim Thaçit.
LDK ende nuk e ka të sigurtë postin e kryeministrit pasiqë për këtë ende nuk ka ndonjë dokument zyrtar të nënshkruar nga të dy palët. Kundër koalicionit në mes të tjerëve, kategorike është edhe Vjosa Osmani, deputetja më e re e votuar.
Baba shpërblen djalin me tenderë
2:56 AM
Asgjë nuk bën nipi për dajë, çka bën baba për djalë. Këtë më së miri e ka dëshmuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Në vitin 2011, kjo komunë përveç se ia kishte dhënë një tender kompanisë “News” bashkëpronar i së cilës është djali i tij, Ilir Rugova, në të njëjtën kohë i kishte lëshuar referencë për të forcuar kredibilitetin e kompanisë si punëkryese e përgjegjshme. Nëpërmjet kësaj referencë madje ata kanë rekomanduar kompaninë e djalit të kryetarit te Komunës për punëdhënësit e ardhshëm.
“Me anë të këtij dokumenti K. Istog lëshon këtë referencë kompanisë “News” Istog me të cilin vërteton se kompania në fjalë ka bërë riparcelimin e zonës Urbane në Istog sipas planit rregullativ, vlera e kontratës 20 000 euro. Kompania në fjalë i ka kryer punët me kohë dhe kualitet në bazë të kontratës, prandaj si të tillë rekomandojmë te punëdhënësit e ardhshëm”, thuhet në referencën e Drejtorisë së urbanizmit dhe Kadastrës dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Istogut, të cilën e ka siguruar gazeta Tribuna.
Në anën tjetër kreu i komunës, Haki Rugova mohon të jetë në dijeni për këtë tender. “Tybe nuk e di që ju ka lëshua ndonjë referencë, haber nuk kam. Një konsulent e kanë bë Drejtorati me agjencinë”, ka thënë Rugova.
Wednesday, November 19, 2014
Thaçi dhe Mustafa bëjnë marrëveshje për koalicion PDK-LDK
1:36 PM
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, sonte kanë bërë marrëveshje për koalicion qeverisës. Marrëveshja është bërë në zyrën e Presidentes Atifeta Jahjaga dhe në praninë e Ambasadores së SHBA-së, Tracey Ann Jacobson.
Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar presidentja Jahjaga përmes një postimin në facebook pa bërë të ditura detajet e marrëveshjes.
Lexojeni të plotë komunikatën e presidentes Jahjaga në Facebook:
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sonte në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.
Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.
Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë proces.
Monday, November 17, 2014
Zbardhet menyra se si vdiq Dr. Flori!
10:47 AM
Ka vdekur në duart e vëllait të vogël.
Rreth ores 6 të mëngjesit, vëllai i Dr.Florit, Albani ka marrë një telefonate nga bashkëshortja e tij e cila i ka kërkuar ndihmë se situata ishte bëre e pakontrollueshme, transmeton www.lapsi.al
Dr.Flori ishte duke përjetuar paranoja dhe halucinacione të forta dhe sjellja e tij ishte e pamanaxhueshme.
Shkak mendohet se ka qenë një mbidoze kokaine. Ai ka ndërruar jetë në duart e vëllait me të vogel, pa mbërritur ende në spital.
Gjendja e tij ka qenë vecanerisht e rëndruar javët e fundit, pas lindjes së djalit. Ka lenë pas gruan 27 vjecare dhe 2 fëmijë vajzën Kaltrina dhe djalit të porsalindur.
Sunday, November 9, 2014
Megan Fox without makeup and plastic surgery
6:57 AM
Who could believe that this girl could become so famous and well known? She first started her career being an model and playing in several films, but her skills took her where she is today. This beautiful blue eyed and charming girl even without makeup looks very gorgeous but as everybody knows tha makeup is the key of being more beautiful.