Showing posts with label Politike. Show all posts
Showing posts with label Politike. Show all posts
Sunday, October 25, 2015
Thursday, January 15, 2015
Themelimi i Gjykatës Speciale çon te Presidentja Mustafën, Veselin e Kuçin
7:43 AM
Kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa e ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi kanë shkuar bashkë në takim te e para e vendit Atifete Jahjaga.
Qëllimi i takimit, sipas njoftimit nga zyra e Presidencës, është bërë për të bashkërenduar veprimet dhe obligimet institucionale dhe ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale. Për shkak të vizitës jashtë vendit, Presidentja Jahjaga po ashtu ka takuar gjatë ditës zëvendëskryeministrin, zotëri Hashim Thaçin.
“Në këtë takim, krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës u pajtuan që krerë institucionalë të krijojnë një ekip të përbashkët teknik për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale, krijimi i së cilës tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan nevojën për një konsensus të përgjithshëm në etapa të ndryshme të zbatimit të këtij obligim ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet më tej aty.
Mustafa: Masakra e Reçakut, pasqyrë e veprave më morbide të regjimit serb
3:34 AM
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Reçak, në shënim të 16 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.
Mustafa me këtë rast tha se Masakra e Reçakut solli intervenimin e komunitetit ndërkombëtar, pasi është një pasqyrë e veprave morbide e ushtrisë dhe policisë serbe të atëhershme, të cilët masakruan pleq e të rinj.
“Është një pasqyrë e veprave më morbide të regjimit të atëhershëm serb, të ushtrisë, të policisë dhe të paramilitarëve, të cilët vranë dhe masakruan njerëz të paarmatosur, pleq edhe të rinj, që flet për dimensionet e një lufte shumë të ndytë, dhe një sjelljeje çnjerëzore, e cila u manifestua ndaj popullatës shqiptare këtu, por po ashtu edhe për vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë, të cilat u ngritën mbi gjakun e njerëzve tanë, mbi flijimin e tyre, edhe mbi patriotizmin e tyre”, theksoi kryeministri Mustafa.
Monday, January 12, 2015
Mustafa në situatë të vështirë me ministrin Jabllanoviq
5:44 AM
Kërkesat e qytetarëve të Gjakovës për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq, nuk po merren parasysh nga kryeministri, Isa Mustafa.
Ai, as të dielën, nuk ka bërë asnjë koment, lidhur me shkarkimin e ministrit serb, që i ka quajtur egërsira nënat gjakovare. Mustafa që ka nderuar familjen e Enver Malokut në 16- vjetorin e vrasjes, ka thënë se nuk është momenti të flitet për këtë temë.
Por atë që nuk e bën shefi i saj, e ka bërë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo, ka shkruar në “Facebook” se gjuha e ministrit Jabllanoviq është e njëjtë me propagandën shoviniste serbe, e cila me vite të tëra, edhe në televizionin shtetëror serb, ushqente urrejtje ndaj shqiptarëve duke i quajtur ata njerëz me bishta, apo kafshë.
Ndërkohë, analisti Artan Muhaxhiri, ka pohuar se kryeministri Mustafa është në situatë të vështirë. Ai, ka pohuar se politikanët serbë në Kosovë, janë të përkëdhelur nga bashkësia ndërkombëtare.
Derisa deklaratën e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, e ka quajtur jo njerëzore. Në protestën e së shtunës në Gjakovë, ka pasur kërkesa edhe për dorëheqjen e Isa Mustafës për mosreagim të duhur.
Kurse janë paralajmëruar edhe protesta masive në Prishtinë.
Monday, December 8, 2014
Thursday, December 4, 2014
Martohen Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi [FOTO]
6:46 AM
Një foto që po qarkullon kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale është kjo që po shihni më sipër. Në këtë foto është Isa Mustafa "e cila" është bërë gruaja e Hashim Thaqit dhe para tyre është një "fëmijë" Lutfi Haziri. Urime martesa e mos u trashegofshi kurrë!
Thursday, November 27, 2014
Takohen Thaçi e Mustafa, ndajnë përgjegjësitë
8:30 AM
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin ku temë diskutimi ka qenë progresi i grupeve punuese lidhur me krijimin e Qeverisë.
Ja postimi i Mustafës në Facebook:
Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.
Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.
Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes.
Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.
Sunday, November 23, 2014
Marrëveshja PDK-LDK u arrit para tri javësh?!
5:49 AM
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi marrëveshjen për bashkëqeverisje e kishin arritur thuajse para tri javësh. Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Blic burime brenda Kryesisë së LDK-së.
Sipas këtyre burimeve vizita në Berlin dhe gjoja presioni ndërkombëtar për një koalicion ishin kamuflazh e parisë së LDK-së për t’u arsyetuar para liderëve të Bllokut dhe para anëtarësisë së LDK-së.
“Marrëveshja ndërmjet dy liderëve është arritur në Prishtinë, pak ditë para se Mustafa të udhëtoj për në Berlin. Vizita në Berlin ka qenë një kamuflazh për t’u arsyetuar me një far forme nga Blloku dhe për t’u arsyetuar para elektoratit të LDK-së”, ka thënë ky anëtarë i Kryesisë së LDK-së në kushte anonimiteti.
Sipas këtij anëtari të Kryesisë, të martën kur është mbajtur mbledhja e Kryesisë gjithçka ka qenë e përfunduar. “Madje, në mbledhje është thënë se LDK ka një ofertë të mirë nga PDK, ku do të marrë postin e kryeministrit dhe 50% të ministrive. Mirëpo, në fakt gjithçka ka qenë e kryer”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, për dallim nga informatat që i janë dhënë Kryesisë në mbledhje, Këshillit të Përgjithshëm të partisë nuk i është thënë asnjë fjalë për këtë ofertë, por u është kërkuar vetëm “viza” për bisedime me PDK-në.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një anëtar tjetër i Kryesisë, mirëpo ka preferuar që të mbetet anonim, për shkak të presionit që kanë nga partia në rast se flasin publikisht.
Marrëveshja PDK- LDK u zyrtarizua vetëm pak orë pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa mori leje nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë për negociata me partinë e Hashim Thaçit.
Gazeta ka kontaktuar disa anëtarë të Kryesisë së LDK-së, mirëpo nuk kanë qenë të gatshëm që të flasin në lidhje me arritjen e marrëveshjes PDK- LDK.
LDK edhe pse në vazhdimësi po thotë se Isa Mustafa do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi i ka thënë Gazetës Blic se nuk është diskutuar ende posti i kryeministrit. Megjithatë, Kuçi ka thënë se do të tejkalohen të gjitha paqartësitë ndërmjet koalicionit.
Hyrja e LDK-së në koalicion me PDK-në ka shkaktuar pakënaqësi të shumta. Pos që shumë anëtarë të LDK-së të rebeluar janë larguar nga partia, madje disa edhe duke iu bashkuar edhe Vetëvendosjes, pakënaqësi ka pasur edhe në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm. Të paktën pesë deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se ata nuk do të votojnë koalicionin me PDK, e ata janë: Vjosa Osmani, Alma Lama, Doruntinë Maloku, Adem Salihaj, Kujtim Shala.






