Thursday, November 27, 2014

Takohen Thaçi e Mustafa, ndajnë përgjegjësitë



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin ku temë diskutimi ka qenë progresi i grupeve punuese lidhur me krijimin e Qeverisë.

Ja postimi i Mustafës në Facebook:
Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.
Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.
Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes.
Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.