Thursday, January 15, 2015

Themelimi i Gjykatës Speciale çon te Presidentja Mustafën, Veselin e Kuçin















Kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa e ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi kanë shkuar bashkë në takim te e para e vendit Atifete Jahjaga.

Qëllimi i takimit, sipas njoftimit nga zyra e Presidencës, është bërë për të bashkërenduar veprimet dhe obligimet institucionale dhe ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale. Për shkak të vizitës jashtë vendit, Presidentja Jahjaga po ashtu ka takuar gjatë ditës zëvendëskryeministrin, zotëri Hashim Thaçin.


“Në këtë takim, krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës u pajtuan që krerë institucionalë të krijojnë një ekip të përbashkët teknik për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale, krijimi i së cilës tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan nevojën për një konsensus të përgjithshëm në etapa të ndryshme të zbatimit të këtij obligim ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet më tej aty.