Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa, pas arritjes së marrëveshjes me PDK-në ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë. Në këtë mbledhje jo të gjithë anëtarët e Kryesisë kanë qenë pro koalicionit me partinë e Hashim Thaçit.
LDK ende nuk e ka të sigurtë postin e kryeministrit pasiqë për këtë ende nuk ka ndonjë dokument zyrtar të nënshkruar nga të dy palët. Kundër koalicionit në mes të tjerëve, kategorike është edhe Vjosa Osmani, deputetja më e re e votuar.