Saturday, January 17, 2015

Mustafa akuzon RTK-në: Po sillet si medium partiak

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se Radio Televizioni i Kosovës po vazhdon të sillet si medium partiak.

“RTK, si televizion publik dhe redaksia e këtij mediumi duhet ta di se Kosova ka institucione dhe se ato duhet trajtuar, ashtu siç i trajton ligji dhe Kushtetuta e vendit. Nuk mund të mos shpreh keqardhje për sjellje anashkaluese të këtij mediumi ndaj institucionit të Kryeministrit të vendit”, ka shkruar kryeministri Mustafa në Facebook. 

Thursday, January 15, 2015

Themelimi i Gjykatës Speciale çon te Presidentja Mustafën, Veselin e Kuçin















Kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa e ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi kanë shkuar bashkë në takim te e para e vendit Atifete Jahjaga.

Qëllimi i takimit, sipas njoftimit nga zyra e Presidencës, është bërë për të bashkërenduar veprimet dhe obligimet institucionale dhe ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale. Për shkak të vizitës jashtë vendit, Presidentja Jahjaga po ashtu ka takuar gjatë ditës zëvendëskryeministrin, zotëri Hashim Thaçin.


“Në këtë takim, krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës u pajtuan që krerë institucionalë të krijojnë një ekip të përbashkët teknik për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale, krijimi i së cilës tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan nevojën për një konsensus të përgjithshëm në etapa të ndryshme të zbatimit të këtij obligim ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet më tej aty.

Mustafa: Masakra e Reçakut, pasqyrë e veprave më morbide të regjimit serb




















Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Reçak, në shënim të 16 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.
Mustafa me këtë rast tha se Masakra e Reçakut solli intervenimin e komunitetit ndërkombëtar, pasi është një pasqyrë e veprave morbide e ushtrisë dhe policisë serbe të atëhershme, të cilët masakruan pleq e të rinj.
“Është një pasqyrë e veprave më morbide të regjimit të atëhershëm serb, të ushtrisë, të policisë dhe të paramilitarëve, të cilët vranë dhe masakruan njerëz të paarmatosur, pleq edhe të rinj, që flet për dimensionet e një lufte shumë të ndytë, dhe një sjelljeje çnjerëzore, e cila u manifestua ndaj popullatës shqiptare këtu, por po ashtu edhe për vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë, të cilat u ngritën mbi gjakun e njerëzve tanë, mbi flijimin e tyre, edhe mbi patriotizmin e tyre”, theksoi kryeministri Mustafa.

Wednesday, January 14, 2015

STUPCAT 2015 - Fuka sheherli


Monday, January 12, 2015

Mustafa në situatë të vështirë me ministrin Jabllanoviq

Kërkesat e qytetarëve të Gjakovës për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq, nuk po merren parasysh nga kryeministri, Isa Mustafa.

Ai, as të dielën, nuk ka bërë asnjë koment, lidhur me shkarkimin e ministrit serb, që i ka quajtur egërsira nënat gjakovare. Mustafa që ka nderuar familjen e Enver Malokut në 16- vjetorin e vrasjes, ka thënë se nuk është momenti të flitet për këtë temë.

Por atë që nuk e bën shefi i saj, e ka bërë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo, ka shkruar në “Facebook” se gjuha e ministrit Jabllanoviq është e njëjtë me propagandën shoviniste serbe, e cila me vite të tëra, edhe në televizionin shtetëror serb, ushqente urrejtje ndaj shqiptarëve duke i quajtur ata njerëz me bishta, apo kafshë.
Ndërkohë, analisti Artan Muhaxhiri, ka pohuar se kryeministri Mustafa është në situatë të vështirë. Ai, ka pohuar se politikanët serbë në Kosovë, janë të përkëdhelur nga bashkësia ndërkombëtare.
Derisa deklaratën e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, e ka quajtur jo njerëzore. Në protestën e së shtunës në Gjakovë, ka pasur kërkesa edhe për dorëheqjen e Isa Mustafës për mosreagim të duhur.
Kurse janë paralajmëruar edhe protesta masive në Prishtinë.