![]() |
Kliko foton per ta shikuar te zmadhuar! |
Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, është bombarduar nga shqiptarët në faqen zyrtare në Facebook.
Përveç raportimeve të shumta që mund të ndikojnë në mbylljen e faqes zyrtare të UEFA-s në Facebook, janë edhe mijëra komente që janë postuar si komente të vendimit të publikuar në këtë faqe.
Vendimi kundër kombëtares shqiptare nxiti një valë reagimesh nga të gjithë shqiptarët, që fajësojnë UEFA-n.
FSHF paralajmëroi reagimin kundër këtij vendimi në Komisonin e Apelit dhe Gjykatën për Arbitrim Sportiv (CAS).