Gjatë ditës së sotme pritet që Isa Mustafa të konfirmohet si kryeministër i ri i vendit. Kjo do të ndodh pas takimit që do ta kenë gjatë ditës së sotme (diele) kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kështu i ka thënë Gazetës Blic një zyrtar i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti. Sipas këtij burimi, të dielën (sot) edhe zyrtarisht do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet PDK- së e LDK-së, ku në krye të qeverisjes së re do të jetë Isa Mustafa.